Finalja është Nigeri - Bregu i Fildishtë

Futboll

Finalja është Nigeri - Bregu i Fildishtë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 23:14
Bregu i Fildishtë

Akti i fundit do të luhet të dielën në orën 21:00

Akti i fundit i Kupës së Kombeve të Afrikës do të luhet të dielën në orën 21:00.

Përballë do të jenë organizatorët e evenimentit, Bregu i Fildishtë, i cili në gjysmëfinale mundi Republikën Demokratike të Kongos 1-0 me një gol të Haller.

Nigeria e Osimhen dhe Lookman që në gjysmëfinalen tjetër mundi Afrikën e Jugut 5-3 pas gjuajtjeve të penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1-1.

Në gjuajtjen e penalltive pas kohës shtesë, portieri Nëabali priti dy goditje nga pika e bardhë dhe i dha fitoren ekipit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat