“Ylli” anglez, i rilindur

Futboll

“Ylli” anglez, i rilindur

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 21:17
Jadon Sancho

Kthimi i Jadon Sancho te Borussia e Dortmundit, i huazuar nga Manchester United, e bëri sërish të lumtur sulmuesin anglez. Ai po bën sërish atë që do më shumë, duke luajtur futboll.

“Javët e mia të para ishin të shkëlqyera. Më mirëpritën si familje.

Jam shumë i lumtur që do të luaj sërish futboll. Kur luaj futboll, jam më i lumtur. U jam shumë mirënjohës që jam kthyer. Më kishte marrë malli për stadiumet këtu.

Janë stadiume ikonë, veçanërisht stadiumi i Borussias”, tha Jadon Sancho për faqen zyrtare të Bundesligës, duke rrëfyer se i mungonte muri i famshëm i verdhë, me të cilin u ribashkua.

“Ishte e mahnitshme. Ata gjithmonë më gëzojnë. Energjia pozitive është shumë e rëndësishme për ne, lojtarët, kur futemi në fushë, të dimë që të gjithë janë 100 për qind me ne”, theksoi ai.

Borussia kaloi vështirësi, por ardhja e Jadon Sanchos ndihmoi për të ndryshuar situatën dhe anglezi është ambicioz për atë që ka mbetur nga sezoni.

“Kur mbërrita, Dortmundi nuk ishte në pozicionin më të mirë.

Mendoj se, nëse e marrim ndeshje pas ndeshjeje dhe vazhdojmë të fitojmë hap pas hapi, mund të jemi të paktën në dy vendet e para dhe të kualifikohemi në Champions League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat