Transferim rekord

Futboll

Transferim rekord

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 12:08
Ernest Muçi

Sulmuesi shqiptar i Legia Varshavës, Ernest Muçi thuhet se ka arritur marrëveshje me gjigantin turk, Besiktas.

Sipas mediumit Fanatik, Besiktas ka arritur një fund të lumtur për transferimin e yllit shqiptar të skuadrës polake, Legia Varshavës, 22-vjeçarit, Ernest Muci.

Ky medium shton se Besiktasi do të nënshkruajnë një kontratë 3.5-vjeçare me Mucin, të cilin arritën ta shtojnë në skuadrën e tyre në ditën e fundit të transferimit.

Futbollisti 22-vjeçar, i cili u transferua nga Tirana te Legia kundrejt një transferimi prej 500 mijë eurosh në fillim të sezonit 2020/2021, ka shënuar 9 gola dhe 2 asistime në 34 ndeshje këtë sezon.

Vlera e tregut 8 milionë euro

Ernest Muci, i cili ka luajtur 7 herë për Kombëtaren Shqiptare ka shënuar 2 asistime.

Vlera aktuale e futbollistit shqiptar në treg është 8 milionë euro.

Gazetari polak Pawel Golaszewski ka bërë të ditur detajet e transferimit të Mucit.

Golaszewski njoftoi se Legia Varshava mori një ofertë rekord transferimi nga Besiktas për Mucin në vlerë rreth 10 milionë euro.

Marrëveshja është afër të mbyllet duke u bërë Muçi shitja më e shtrenjtë në histori të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat