Jeton Beqiri: Jam i kënaqur me fazën përgatitore

Futboll

Jeton Beqiri: Jam i kënaqur me fazën përgatitore

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:07
Jeton Beqiri

Me barazimin 1:1 me Dinamo Kievin, Shkëndija e Tetovës ka mbyllur fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Goli i Shalës i dha barazim tetovarëve me Dinamo Kievin,  duke bërë që ekipi i Jeton Beqirit për herë të parë në pesë teste të kësaj faze mos të shënojë fitore.

Paraprakisht Shkëndija në ndeshjet kontrolluese fitoi Skopjen me rezultatin  6:0 në Tetovë dhe Dinamo Batumin 2:0, Varta Poznan 1:0 dhe Liepajan 1:0 në Antalia.

 “Unë më shumë do të doja të flas për fazën përgatitore të cilën e vlerësoj si të suksesshme për shkak se futbollistët kanë dhënë maksimumin, gëzon edhe situata e tyre shëndetësore, pasi me gjithë ngarkesat që kemi punuar nuk ka ndonjë ankesë dëmtimi.

Edhe futbollistët që kanë qenë të lënduar një kohë më të gjatë janë duke u kthyer.

Nuk dua të merrem shumë me rezultatet e ndeshjeve në fazën përgatitore, pasi edhe nuk janë në plan të parë.

E rëndësishme është që gjithë futbollistët të marrin minuta, stërvitjet dhe kushtet e shkëlqyeshme që kemi pasur për punë t’i shfrytëzojmë dhe besoj se në këtë aspekt unë jam i kënaqur me fazën përgatitore.”, deklaroi Beqiri.

Ndërkaq, trajneri i kuqezinjëve Jeton Beqiri e ka vlerësuar të suksesshme fazën përgatitore për shkak se futbollistët kanë dhënë maksimumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat