Publikohen formacionet e Dinamos dhe Partizanit

Futboll

Publikohen formacionet e Dinamos dhe Partizanit

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:16
Pamje nga një ndeshje

Dinamo dhe Partizani ndeshen sot në “Niko Dovana” në derbin e fazës së tretë të Superiores. Kjo sfidë ka një rëndësi shumë të veçantë, pasi blutë duken në formë për të tentuar që t’i afrohen më shumë ekipeve në “Final Four” dhe Partizani është një prej tyre.

Trajneri Mehmeti ka respektuar pritshmërinë sa i përket formacionit, me treshen Vila-Denison-Zabërgja në mbështetje të Kaçorrit,.

Ndërsa Shehi ka bërë ndryshime duke filluar nga porta ku është Hoxha në vend të Qirkos, për të vazhduar me sulmin ku edhe Mba rreshtohet përkrah Skukës.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Andoni, Gudiabi, Denison, Zabërgja, Vila, Kaçorri.
Trajner: Dritan Mehmeti

PARTIZANI: Hoxha, Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Skuka, Mba.
Trajner: Orges Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat