Shiten 4.000 bileta, në nismë të stinorit pranveror Liria e gatshme për Ballkanin

Futboll

Shiten 4.000 bileta, në nismë të stinorit pranveror Liria e gatshme për Ballkanin

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 23:22
Pamje nga atmosfera e muajit gusht në hapje Liria - Ballkani

Shkallët e stadiumit “Përparim Thaçi”, do të jenë të mbushura të dielën.

Për këtë s’ka asnjë dilemë.

Këtë ditë, Liria pret Ballkanin, në luftën e ashpër për mbijetesë.

Image

Ndonëse, skuadrën e përcollën disa probleme, sidomos me mungesën e lojtarëve që ishin në grumbullim me Namibin, në Kupën e Afrikës, menaxhmenti i Lirisë, shprehet i gatshëm para ndeshjes me Ballkanin.

“Ne, gjatë gjithë kohës, nga mbarimi i stinorit vjeshtor, jemi munduar të bëjmë më të mirën. Kemi angazhuar shumë futbollistë cilësor.

Image

Liria, nuk e ka ndërmend në asnjë moment të dorëzohet. Përkundrazi, me përkrahjen e publikut, që është më i miri në vend, do të jemi arrë e fortë për çdo skuadër.

Jemi të bindur se do të mbijetojmë.

Këtë e meritojnë adhuruesit e shumtë. Liria, është hijeshia e Albi Mall Superligës.

Është brend në vete.

Nga këtu buron edhe optimizmi ynë, se suksesi në arritjen e objektivit s’do të mungojë”, ka thënë Valon Osmani kryetar.

Liria, ka bërë shumë prurje cilësore. Në këtë drejtim krahas rezultateve që synojmë e që janë prioritet, do të tregojmë dhe ndeshje kualitative.

Rasti i parë është mu kundër kampionit në fuqi, ku do të tregojmë vlerat tona”, ka thënë Valon Osmani, fare në fund, para sfidës me Ballkanin, duke kërkuar mbështetjen e qytetit dhe rrethinës për arritjen e qëllimit.

Ndërkohë, në katër pika shitjeje në qytet, për 4-5 orë, janë shitur rreth 4 mijë bileta, sipas kryetarit, Valon Osmani.
Pra, të dielën pritet atmosferë e zjarrtë në Prizren.

Ndeshja Liria - Ballkani luhet të dielën në “Përparim Thaçi”, në ora 13.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat