Klopp: Çfarë më bën përshtypje te Kompany

Futboll

Klopp: Çfarë më bën përshtypje te Kompany

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 11:25
Klopp e Kompany

Liverpooli nuk mund të gabonte dy herë radhazi. The Reds u rikthyen te fitorja pas humbjes me Arsenalin, duke mposhtur 3-1 Burnleyn dhe duke vijuar kryesimin e Premier League.

Trajneri Jurgen Klopp vlerësoi karakterin e djemve të tij, teksa nuk i kurseu fjalët e mira për ekipin kundërshtar, që drejtohet nga belgu Vincent Kompany.

“Më pëlqen shumë çfarë bën Burnley, mënyra si luan dhe sa i qetë është Kompany në fillimet e karrierës si trajner. Ai është padyshim një trajner i madh në zhvillim e sipër.

Është i gatshëm të mësojë dhe ia del të ruajë qasjen pozitive. Ishte një fitore e vështirë. Kemi humbur disa lojtarë në dy javët e fundit, prandaj u detyruam të aktivizonim Alexander-Arnold në mesfushë.

Nuk është e mundur të luajmë gjithmonë me këtë vrull. Zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme me Chelsean, më pas u mundëm nga Arsenali. Kjo është Premier League.

Ndaj Burnleyt ishte realisht shumë e vështirë, por djemtë e mi luftuan fort dhe siguruan tri pikët”, theksoi pas ndeshjes gjermani i pankinës së Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat