Bayern, kaos total pas humbjes

Futboll

Bayern, kaos total pas humbjes

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:34
Kane

Bayern ka pësuar një humbje të rëndë në kampionat, pasi është mundur 3-0 në fushën e Bayer Leverkusen dhe ka shkuar kështu pesë pikë larg kreut të renditjes.

Një disfatë që nuk është gëlltitur as nga trajneri Tuchel dhe as nga një prej veteranëve të ekipit, Thomas Muller.

Siç ka bërë të ditur Süddeutsche Zeitung, Muller dhe Tuchel kanë pasur një ballafaqim të ndezur ë distancë. Futbollisti ka thënë:

“Më mungojnë topat dhe liria. Kishim në fushë një numër shumë të mirë futbollistësh të talentuar sa nuk na duhet të shkojmë të trajneri”.

Nga ana e tij, Tuchel ka thënë: Muller nuk ka gabim, kemi edhe mbështetjen e tij. Ka të drejtë në shumë gjëra, duhet të përmirësohemi dhe të jemi në nivelin e duhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat