Ballkani tregon forcën e kampionit ndaj Lirisë në Prizren

Futboll

Ballkani tregon forcën e kampionit ndaj Lirisë në Prizren

Nga: K. G. Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 14:50
Pamje nga një ndeshje

Nuk ka shaka me kampionin në fuqi Ballkanin e Therandës.

Therandasit treguan forcën ndaj Lirisë në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, duke shënuar fitore me rezultat 3:0, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.    

Kampioni në fuqi kaloi në epërsi me golin e futbollistit Gentrit Halili në minutën 21-të, që shënoi kundër Lirisë.

Në minutën e 26-të, Hamidi gjuan nga 17 metra por shtylla e majtë e shpëtoi Lirinë.

Në pjesën e dytë, therandasi thellojnë fitoren me golin e Almir Kryeziut në minutën e 58-të e Armend Thaçit në atë të 86-tën.

Portieri i Ballkanit, Enea Koliqi u lëndua në minutën e 90+3 dhe u largua nga fusha.

Ndeshjen e përcollën mbi 3 mijë shikues.

Ballkani kryeson me 43 pikë, ka 6 më shumë se Llapi dhe 9 se Drita në vend të tretë. 

Liria është në fund të tabelës me 9 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat