Dukagjini fiton me përmbysje ndaj Malishevës

Futboll

Dukagjini fiton me përmbysje ndaj Malishevës

Nga: K. G. Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 14:58
Ijlasa Zylfiji

Dukagjini i Klinës i afrohet pozitës së katërt. 

Skuadra nga Klina ka shënuar fitore me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Malishevës, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Drilon Hazrollajt në minutën e 44-të.

Gjithçka përmbyset në pjesën e dytë dhe Dukagjini ndali tre pikë falë golave të Ijlasa Zylfiji në minutën e 55-të e Silva në atë të 65-të.

Dukagjini zë vendin e gjashtë me 27 pikë e ka 2 më pak se Prishtina në të katërtin dhe Malisheva në të pestin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat