Trajneri i Skënderbeut: Fusha ishte e vështirë

Futboll

Trajneri i Skënderbeut: Fusha ishte e vështirë

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 19:46
Ivan Gvozdenoviç

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç ka folur pas fitores kundër Kukësit. Ai u shpreh i kënaqur për 3 pikët, por jo me lojën.

“Jam kënaqur me fitoren pasi ishte e rëndësishme, fusha ishte e vështirë dhe ishte shumë ftohtë.

Kukësi ishte skuadër e mirë dhe i uroj shumë sukses në vazhdimësi.

Ndoshta ishte ndeshja jonë më e keqe, nuk ishim mirë, nuk krijuam raste për gol, komplet s’ishte ndeshje e mirë nga Skënderbeu.

Nuk ishim mirë në pjesën e parë në mesfushë, pas golit dhe në pushim, ndryshuam lojën. Kishim merak mos pësonim dhe jam i kënaqur me 3 pikët”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat