Kampi i Mbappes ka dyshime për ofertën e Real Madridit

Futboll

Kampi i Mbappes ka dyshime për ofertën e Real Madridit

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 10:55
Kampi i Mbappe

Kylian Mbappe ende nuk ka marr një vendim nëse ai do të qëndrojë në Paris Saint-Germain ose do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë këtë verë.

Sipas The Athletic, Mbappe ishte pro drejt bashkimit me Madridin, por anëtarët me ndikim të rrethit të tij kanë mbetur të pabindur nga oferta e klubit spanjoll, e që po vonon procesin.

Siç raportoi më parë The Athletic, Mbappe ka ditur që nga fillimi i janarit kushtet që Madridi është i gatshëm t’i ofrojë atij.

Me kontratën e francezit me PSG që skadon pas 30 qershorit, ata kanë qenë të lirë të diskutojnë kushtet pasi ai është në gjashtë muajt e fundit të kontratws së tij në Francë.

Propozimi i Real Madridit ishte më i ulët se ai që iu vu në dispozicion gjatë negociatave të mëparshme të klubit për një transferim nga PSG në maj 2022, por do ta bënte ende Mbappe lojtarin më të paguar në skuadër.

Sipas burimeve të njohura me ato bisedime dy vjet më parë, Mbappes iu ofrua një bonus nënshkrimi prej 130 milionë eurosh dhe një pagë prej 26 milionë euro në vit në vitin 2022.

Ndërkohë, PSG disa muaj më parë i prezantoi 25-vjeçarit një gamë të gjerë opsionesh për të qëndruar, me kontrata që variojnë nga afatshkurtra në afatgjata, të cilat mbeten aktive dhe do të shihnin Mbappe të mbetet rreth pagës së tij aktuale në klubi francez — burimet thonë se kjo është 75 milionë euro pas tatimit, përpara çdo bonusi.

Presidenti i RealMadridit, Florentino Perez ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Mbappe dhe ka qenë forca kryesore lëvizëse pas lëvizjes së fundit të klubit spanjoll për një lojtar që i refuzoi ata dy vjet më parë, pavarësisht se në një moment ata ndjeheshin të sigurt se ai kishte pranuar të lëvizte.

Real Madridi nuk është në gjendje të përputhet me ofertën e PSG-së, por burimet me njohuri për rastin thonë se Perez mendon se ai ka bërë edhe një herë gjithçka të mundshme për të nënshkruar me Mbappe dhe ende shpreson dhe beson se ai do të pranojë.

Burime në PSG thonë se klubi ndihet i qetë për situatën. Ata ndihen të mbrojtur ekonomikisht nga fakti se Mbappe humbi mundësinë për të mbledhur një bonus që i takonte verën e kaluar, në vlerën e të paktën 80 milionë eurove.

Në nivel sportiv, klubi francez këmbëngul se është i përkushtuar për të ndërtuar një projekt të balancuar që nuk varet nga individët, por para së gjithash ka në mendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat