Sivaspori 10-fishon klauzolën e largimit të Rei Manajt

Futboll

Sivaspori 10-fishon klauzolën e largimit të Rei Manajt

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 16:04
Manaj

Sivaspori rezultoi se bëri një “bingo” të madhe me Rei Manajn. Sulmuesi kaloi peripeci të vërteta para se të nënshkruante me ekipin turk.

Pas një aventure të dështuar te Watford, ku nuk kishte shumë mundësi për të treguar veten, sulmuesi do të kthehej nga një dëmtim i gjatë.

Megjithatë anglezët i treguan menjëherë derën kur u kthye nga dëmtimi, duke mos e mbajtur më në ekip.

Manaj i kërkoi Ëatford që ta lejonte që të stërvitej në fushën e tyre, pavarësisht se nuk ishte më pjesë e ekipit.

Kështu sulmuesi nisi stërvitjet individuale dhe qëndroi për 6 muaj pa ekip. E kur askush nuk e dëshironte më, Sivaspor u shfaq. Manaj ia shpërbleu të gjithë besimin, ndërsa në këtë sezon ka shënuar 12 gola vetëm në kampionat. Kartoni i Reit vlerësohet me 1 milionë euro, por në Turqi raportojnë se klauzola e largimit për Manajn do të jetë 10 milionë euro, i njëjti çmim për të cilin Muci kaloi te Beshiktash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat