Kritikon lojtarët e Bayernit

Futboll

Kritikon lojtarët e Bayernit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:56
Tuchel

Bayerni i Munihut është befasuar në “Olimpiko”.

Bavarezët janë mposhtur me shifrat 1-0 nga Lacio, e cila shënoi me anë të Imobiles nga pika e bardhë e penalltisë. Tucheli ka qenë tërësisht i pakënaqur me skuadrën e tij dhe këtë e ka bërë të ditur në fjalën e tij për mediat.

Trajneri i Bayernit është shprehur se ekipi i tij bëri gjithçka për ta humbur ndeshjen.

“Jo, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time, ose për shkarkimin potencial.

Bëmë gjithçka për ta humbur këtë ndeshje… ishte në duart tona. Në një pikë të caktuar ne ndaluam së besuari.

Nuk ia kam idenë përse. Kishte shumë gabime individuale”, ka thënë Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat