Erzeni ndaj Skënderbeut për “jetë a vdekje”

Futboll

Erzeni ndaj Skënderbeut për “jetë a vdekje”

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 12:30
Erzeni

Erzeni në “Egnatia Arena” do të presë Skënderbeun për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 24-të të Superiores. Kjo përballje do të luhet ditën e shtunë në orën 13:30 dhe të dyja ekipet kanë detyrim fitoren.

Korçarët në bazë edhe të përballjeve direkte shihen si favoritë, teksa dy ekipet janë përballur vetëm 2 herë në histori mes tyre. Në të dyja takimet skuadra e Ivan Gvozdenoviq ka dalë fituese.

Në sfidën e parë mes tyre kanë fituar 2-1, ndërsa në duelin e dytë kanë triumfuar 1-0.

Shijakasit do të tentojnë “hakmarrjen” ndaj korçarëve dhe synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Ndër të tjera triumfi është jetik për Skerdi Bejzaden, i cili duhet të largojë “makthet” e mbijetesës sa më shpejt dhe një fitore ndaj rivalit direkt do të sillte optimizëm në Shijak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat