​Përfundon pjesa e parë në ndeshjet e Ligës së Evropës

Futboll

​Përfundon pjesa e parë në ndeshjet e Ligës së Evropës

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në kuadër të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “De Kuip”, Feyenoordi po avancon 1:0 kundër Romës.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Igor Paixao në minutën e 45+1’.

Po ashtu, në epërsi gjendet edhe skuadra e Galatasarayt, e cila shkon në pushim në avantazh 1:0 kundër Sparta Prague.

Golashënues te gjiganti turk ishte Kerem Demirbay në minutën e 19’.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve që po zhvillohen aktualisht në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Feyenoord 1:0 Roma

Galatasaray 1:0 Sparta Prague

Shakhtar Donetsk 0:0 Marseille

Young Boys 1:2 Sporting CP  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat