Ramadani: E dijmë që kemi përballë Lirinë 

Futboll

Ramadani: E dijmë që kemi përballë Lirinë 

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 12:22
Selmani e Ramadani

Në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës, Drita e Gjilanit sot do të ndeshet me Lirinë në Prizren.

"E dijmë që kemi përballë Lirinë e cila është mobilizuar për t'i ikur rënies direkte nga Superliga dhe me një trajner të ri.

E pamë edhe ndeshjen e fundit, bëhet fjalë për një skuadër e motivuar, por gjithsesi neve na intereson skuadra jonë, objektivi jonë që është fitorja dhe asnjë gjë tjetër.

Mendoj që nga humbja që pësuam kemi nxjerrë shumë analiza të mira dhe mendoj që të mëdhenj janë edhe ata që dijnë t'i shfrytëzojnë këto rezultate negative për t'u përmirësuar nga vetja e para që edhe futbollistët të mos i përsërisin më gabimet", ka thënë Ramadani.

Ndërsa edhe futbollisti i Dritës, Kastriot Selmani u shpreh optimist:

"Mendoj që pas asaj disfate të pësuar kemi stërvitur gjatë gjithë javës, që t'i minimizojmë gabimet dhe të reflektojmë. Besoj që ky reflektim të filloj nesër dhe nga ndeshja të dalim me tri pikë".

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani njoftoi se portieri Florian Smakiqi nuk është i gatshëm për ndeshje, ndërsa shkalla e lëndimit do të kuptohet nga ekspertët mjekësor. 

Megjithatë, ai është i bindur në kontigjentin e lojtarëve, ne mendojmë për Lirinë besoj të jetë një reflektim i mirë nga i tërë ekipi dhe mendoj të na vije dita të dalim shumë më të fortë dhe më të suksesshëm", përfundoi Ramadani.

Ndeshja Fc Liria - FC Drita zhvillohet sot e premte, ora 13:00, Stadiumi "Përparim Thaçi", Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat