Barcelona “shqetëson” Napolin, ADL: S’e kemi me ngut

Futboll

Barcelona “shqetëson” Napolin, ADL: S’e kemi me ngut

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 12:30
Napoli

Napoli është pengesa e Barcelonës për të kaluar në çerekfinalet e Champions League. Edhe pse skuadrat po vuajnë dhe janë më dobët se vitin e kaluar, dy duelet mes tyre pritet të dhurojnë emocione.

Dhe “beteja” ka nisur në merkato. Shtypi sportiv pranë klubit katalanas, si për të ndezur duelin me Napolin, raporton se një nga objektivat e mëdha të verës do të jetë Kvicha Kvaratskhelia.

Përveç gjeorgjianit pëlqehet shumë edhe braziliani Martinelli i Arsenalit. Ndërkohë, Aurelio De Laurentiis, kreu i Napolit, është optimist në lidhje me rinovimin me sulmuesin e majtë.

“Telefonova agjentët e Kvarës tri muaj më parë dhe u takuam në zyrën time. U shkrova se çfarë doja të bëja, si ta zgjatja kontratën e lojtarit dhe ata më thanë të mos shqetësohesha.

Që Kvara ndihej shumë mirë te Napoli dhe se do të bisedonim përsëri në fundin e sezonit. Nëse duan të flasin në fundin e sezonit, atëherë le të flasim në fundin e sezonit. Unë nuk e kam me ngut”.

Napoli-Barcelona do të zhvillohet në “Diego Maradona” të martën e 21 shkurtit. Sfida e kthimit në Spanjë, në datën 12 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat