Shqiponja shpallet kampione për Tiranën, Sky Mfc triumfon në Durrës

Futboll

Shqiponja shpallet kampione për Tiranën, Sky Mfc triumfon në Durrës

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 17:04
Shqiponja

Shqiponja 5×5 është skuadra fituese e Kategorisë së dytë në futbollin 5×5 për zonën e Tiranës.

Skuadra Shqiponja 5×5 mundi në finale Calcio 5×5 me rezultatin 7-3.

Në sfidën e zhvilluar mbrëmjen të mërkurës skuadrat dhuruan spektakël në fushë, duke shënuar 10 gola në total, ndërsa në fund buzëqeshi ekipi i Shqiponja 5×5.

Në këtë kompeticion i cili organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, skuadra Shqiponja 5×5 kishte ecurinë më të mirë, pasi eleminoi këto ekipe, Forcat Ajrore 5×5, Casa de Fitness 5×5, Piceria Haka 5×5 dhe Barrikadat A 5×5. Ndërsa në finale mundi skuadrën e Calcio 5×5.

Në përfundim të finales është organizuar edhe ceremonia tradicionale për dorëzimin e trofeut. I pranishëm ishte specialisti i futbollit amator, Julio Bram Ujkaj i cili i dorëzoi kupën dhe medaljet ekipit fitues Shqiponja 5×5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat