Shabani do fitore ndaj Rabotniçkit

Futboll

Shabani do fitore ndaj Rabotniçkit

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 00:03
Bunjamin Shabani

Kampionja në fuqi, Struga Trim Lum, ndeshjen e parë zyrtare në vitin 2024 do ta ketë të dielën në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup, ku do ta presë Rabotniçkin.

Kapiteni i Strugës Bunjamin Shabani, synon fitore në terren të Rabotniçkit:  

““Ndeshjet me Rabotniçkin gjithnjë kanë qenë të këndshme për ne si skuadër, pasi thuajse në 90% prej tyre kemi dalë fitues.

Duke u nisur nga ky fakt, shpresojmë që kjo traditë, apo këto rezultate pozitive të vazhdojnë edhe pas këtij takimi.

Në pyetje janë plotë 15 ndeshje, apo zbërthyer në pikë, plotë 45 pikë.

Neve do të luajmë që në fund të nxjerrim sa më shumë pikë.

Fillimi i çdo kampionati, apo stinori është shumë i rëndësishëm, ashtu që fillimisht besoj të marrim atë që duam në ndeshjen e parë, që më pas të shkojmë nga ndeshja në ndeshje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat