Kosova zyrtarizon selektorin e ri

Futboll

Kosova zyrtarizon selektorin e ri

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:22
Pamje nga konferenca

Kosova zgjedh trajneri e ri. I përzgjedhuri i FFK-së është gjermani Franco Foda.

57-vjeçari qëndron pushim prej shtatorit të vitit 2022, kur i dha fund aventurës me zviceranët e Zurich.

Më parë ka drejtuar edhe kombëtaren e Austrisë për pesë vite (2017-2022), ndërkohë që ka punuar edhe tek austriakët e Sturmit dhe gjermanët e Kaiserslautern.

Foda zëvendëson në pankinë e Kosovës sllovenin Primoz Gliha.

Franco Foda fjalimin e parë si trajner i Kosovës e nisi në gjuhën shqipe. “Mirëdita”, ishte fjala përshëndetëse e tij.

Pastaj, ai shtoi: “Jam falënderues për përzgjedhjen.

Jam shumë mirënjohës që gjendem në Kosovë. Jam i gatshëm për sfidën, jam optimist se do t’ia dalim së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat