Klubi i Flamurtarit denoncon në polici ish-gjyqtarin Bujar Pregja

Futboll

Klubi i Flamurtarit denoncon në polici ish-gjyqtarin Bujar Pregja

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 18:15
Bujar Pregja

Klubi i Flamurtarit ka denoncuar në policinë e Vlorës ish-gjyqtarin e njohur, Bujar Pregja, tashmë pjesat i sektorit të arbitrimit në FSHF.

Vlonjatët kanë dhënë tre arsye për rastin e denoncimit, ku sipas tyre Pregja ka nxitur dhunë, prishje të rendit publik dhe fyerje ndaj tifozerisë.

Flamurtari ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në Vlorë, kësaj radhe përballë Korabit, me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë.

Një tre-pikësh që vlen shumë për Flamurtarin, me kuqezinjtë që ruajnë pozitat në “play-off”, ndërsa Korabi vazhdon të jetë në “fije të perit” për një vend në luftën për t’u ngjitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat