Zbulohen detaje nga kontrata e Mbappes me Realin

Futboll

Zbulohen detaje nga kontrata e Mbappes me Realin

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 16:06
Kylian Mbappe

Janë zbuluar detaje nga kontrata e Kylian Mbappes që thuhet se e ka nënshkruar sot me Real Madridin.

Lajmin e bëri të ditur mediumi spanjoll “Marca”, ndërsa më pas mediat spanjolle zbuluan detaje të tjera rreth kësaj kontrate.

Sipas tyre, futbollisti aktual i Paris Saint-Germainit ka nënshkruar kontratë me madrilenët deri në verën e vitit 2029, pra për pesë vjet.

Ndërkohë, është zbuluar edhe rroga vjetore e nënkampionit botëror.

25 vjeçari në fakt do të paguhet nga 15 deri në 20 milionë euro në vit, ndërsa do t’i marrë edhe 50 milionë euro nga bonuset e kontratës.

E prezantimi i tij planifikohet të bëhet në “Santiago Bernabeun” e ri.

Mbappes do t’i skadojë kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni dhe nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë.

Ai do ta realizojë ëndrrën e tij fëmijërore për t’u transferuar në Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat