Tirana zyrtarizon trajnerin e ri pas largimit të Ahmatajt

Futboll

Tirana zyrtarizon trajnerin e ri pas largimit të Ahmatajt

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:28
Erbim Fagu gjatë zyrtarizimit

Erbim Fagu është trajneri i ri i Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur mbrëmë nga “Panorama Sport” teksa pak më parë është zyrtarizuar edhe nga klubi bardheblu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Fagu ka qenë një ndihmë e madhe për Tiranën, gjatë sezonit 2021-2022  duke e ndihmuar ekipin e parë në rrugën drejt titullit kampion.

36-vjeçari së fundmi ka drejtuar në kategoritë e ulëta në Holandë, ndërsa përballë një ofertë të tillë është shprehur i gatshëm për t’u rikthyer në Shqipëri.

Tirana zyrtarizon kështu trajnerin e tretë brenda këtij sezoni, pas Orges Shehi dhe Julian Ahmatajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat