Jashtë terrenit për 2 muaj?

Futboll

Jashtë terrenit për 2 muaj?

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:45
Beker

Skuadra e Liverpullit ka marrë një lajm të hidhur sa i përket datës së rikthimit të portierit Alison Beker.

Braziliani ka humbur dy ndeshjet e fundit në Premier Ligën e Anglisë, kundër Barnlit dhe Brentfordit, të cilat “The Reds” i fituan me lehtësi.

Megjithatë mediat në Angli kanë raportuar se Alisoni rrezikon të mbetet jashtë fushave deri në një muaj, që do të ishte një goditje e madhe për Liverpullin.

“Jo, nuk e di se kur kthehet. Është një muskul i lënduar dhe nuk e dimë ende. Duhet të presim.

Si është situata ndoshta pas dy ditëve do të dimë më shumë”, tha Klopp kur u pyet për rikthimin e Alisonit në portë.

Ajo që është e sigurt është se Alison do t’i humbas edhe dy ndeshjet e radhës ndaj Lutonit që zhvillohet të mërkurën në kuadër të Premier Ligës, si dhe finalen e Kupës “EFL” ndaj Çellsit të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat