Çfarë e bën delikate këtë ndeshje me Dinamon? 

Futboll

Çfarë e bën delikate këtë ndeshje me Dinamon? 

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 15:51
Ivan Gvozdenoviq

Skënderbeu do të përballet me Dinamon ditën e nesërme për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e prapambetur të javës së 20-të të Superiores.

Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet që do të luftojnë për 3 pikët.

Në prag të kësaj sfide ka folur për mediat Ivan Gvozdenoviq.

Trajneri  theksoi se çcdo ndeshje që luan skuadra e tij është shumë e rëndësishme. Ndaj Dinamos vetëm për fitoren, ndërsa bëri të ditur edhe mungesat që do të ketë për këtë duel.

Dy javë, 6 pikë për Skënderbeun. Skuadra ka gjetur ritmin? 

Deri tani mund të them PO. Dy javë me 6 pikë janë shumë mirë, kundër Kukësit dhe Erzenit, dy skuadra që ishim afër me pikë, për Kukësi ishte ndoshta një tren i fundit dhe vështirë, pastaj jashtë vështirë kundër Erzenit.

Jam i kënaqur me 6 pikët, patjetër jemi tani prap në një rrugë të duhur, nesër kemi një ndeshje delikate, shumë e rëndësishme për ne. Kemi prap nevojë për pikë, jemi afër, po mbaron faza e 3. Çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme.

Çfarë e bën delikate këtë ndeshje me Dinamon? 

Delikate sepse Dinamo është në një formë të mirë. 4-5 javët e fundit nuk kanë humbur asnjëherë, kanë fituar kundër Partizanit, barazim me Laçin janë në formë të mirë dhe është delikate. Është kundërshtar i fortë por e ne jemi në formë të mirë dhe mendoj se nesër do të jetë një ndeshje e bukzr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat