Mehmeti me mungesa ndaj Skënderbeut

Futboll

Mehmeti me mungesa ndaj Skënderbeut

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 15:53
Pamje nga një ndeshje

Skënderbeu dhe Dinamo do të luajën mes tyre ndeshjen e prapmbetur të javës së 20-të të Superiores.

Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin e Korçës ditën e nesërme në orën 17:00.

Një duel ku fitorja për të dyja skuadrat është mëse detyrim, pasi në lojë është “Final – Four”. Dinamovitët prej 4 ndeshjesh nuk e njohin humbjes, teksa kanë marrë 10 pikë nga 12 të mundshme.

Ndërkohë nga krahu tjetër korçarët vijnë pas dy fitoreve rresht dhe ndaj “Bluve” do të synojnë triumfin e 3-të. Dritan Mehmeti do të ketë mungesa përballë Ivan Gvozdenoviq.

Luis Kaçorri do të jetë mungesa e madhe e Dinamos në këtë sfidë.

Sulmuesi u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën ndaj Laçit dhe në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat