Beqiri ankohet për fushë

Futboll

Beqiri ankohet për fushë

Nga: K. G. Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 19:43
Trajneri Jeton Beqiri

Shkëndija e Tetovës ashtu siç pritej e nisi sezonin pranveror në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, duke fituar me 1:0 ndaj Makedonija GP në Gjorgje Petrov. 

Trajneri Jeton Beqiri debutoi me fitore pasi në fillim të këtij viti mori skuadrën e Shkëndijës.

“Është vërtet e vështirë për mua të flas për futboll cilësor kur luajmë në një fushë si kjo që nuk i plotëson standardet elitare të futbollit.

Ishte jashtëzakonisht e vështirë të luash në këto kushte, edhe pse nuk dua të tingëllojë si alibi, por pikërisht për këtë dhe sa e rëndësishme është kjo fitore” – shprehet Beqiri pas ndeshjes së parë zyrtare në pankinën e Shkendijës.

“Ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira dhe problematike, sepse asnjë nga ekipet nuk është në formë maksimale.

Do të veçoja vetëm fitoren, dua t'i përgëzoj futbollistët për përkushtimin dhe lojën luftarake, por nuk mund të flas për cilësinë e futbollit sot”, ka shtuar Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat