Spanja rinovon me selektorin

Futboll

Spanja rinovon me selektorin

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 18:41
Luis de la Fuente

Luis de la Fuente do të qëndrojë në krye të kombëtares spanjolle deri në vitin 2026, kur është planifikuar Kupa e Botës në Meksikë, Kanada dhe SHBA.

Organi drejtues i federatës spanjolle të futbollit ka firmousr në fakt propozimin e drejtorit teknik Albert Luque për të rinovuar trajnerin aktual edhe për dy vite të tjera, përtej Kampionatit Europian të qershorit.

De La Fuente ka qenë në detyrë që nga 8 dhjetori i 2022, kur ai zëvendësoi Luis Enrique.

Kontrata e tij fillestare tashmë përfshinte një klauzolë zgjatjeje deri në vitin 2026.

Spanja, fituese e Ligës së Kombëve të fundit, përfshihet në grupin e Kampionatit Europian në Gjermani me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat