Ten Hag me “dhimbje koke”, dëmtohet Rasmus Hojlund

Futboll

Ten Hag me “dhimbje koke”, dëmtohet Rasmus Hojlund

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 15:55
Rasmus Hojlund

Manchester United ka konfirmuar se Rasmus Hojlund do të mungojë të paktën 3 javë për shkak të një dëmtimi muskulor.

Dëmtimi i 21-vjeçarit do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Fulham, si edhe në transfertën e mesjavës ndaj Nottingham Forest për FA Cup.

Përveç këtyre dy ndeshjeve, sulmuesi danez mund të mungojë edhe në derbin e zjarrtë ndaj Manchester City në fundjavën e ardhshme. Ka qenë edhe vet klubi i “Djajve” që e ka bërë të ditur këtë lajm.

“Rasmus Hojlund do të mungojë në ndeshjen e Manchester United në Premier League kundër Fulham të shtunën për shkak të një dëmtimi muskulor. Lëndimi pritet që ta mbajë jashtë për dy deri në tre javë”, thuhej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat