I theu kafkën një kamionisti, dënohet me një vit burg futbollisti

Futboll

I theu kafkën një kamionisti, dënohet me një vit burg futbollisti

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 18:09
Ilias Çair

Ylli i QPR-së, Ilias Çair është dënuar me një vit heqje lirie nga një gjykatë belge pasi ka goditur me një gur një kamionist duke i shkaktuar frakturë në kafkë.

Mesfushori, i cili ka mësuar verdiktin vetëm pak ditë më parë në një gjykatë të Antuerpit, gjithashtu duhet të dëmshpërblejë viktimën duke i paguar edhe 13.400 mijë stërlina.

26-vjeçari ka debutuar në 2017-ën me klubin e Reinxhërsave ndërsa me QPR-në numëron 222 ndeshje.

Incidenti ka ndodhur në Francë verën e 2020-ës kur Çair në shoqërinë e të vëllait është konfliktuar me një kamionist në Bazeilles pasi po prisnin autobusin që do t’i dërgonte në Belgjikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat