Deniz Aktag: Kosova është e ngjashme me Bayernin

Futboll

Deniz Aktag: Kosova është e ngjashme me Bayernin

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 13:34
Kosova

Kosova e Duseldorfit po përgatitet për sfidën e nesërme në orë 13.00, ku ndeshet me Germania Ratingen ll.

Kjo ndeshje është e vlefshme e javës së 20-të të Bezirksliga.

Skuadra vendase ia ka frikën Kosovës së Dusseldorfit me president Bujar Neziri. 

Trajneri i Ratingen, Deniz Aktag e pret me qetësi ndeshjen në shtëpi, duke thënë për faqen gjermane "Fupa": “VfL Bochum mundi Bayern Munihun. Kosova luan një rol të ngjashëm me Bayernin në ligën tonë.

Dhe atë që kanë arritur futbollistët e Bochumit, duam ta arrijmë edhe ne”.

TSV Eller 04 kryeson me 49 pikë, pasojnë Kosova me 48, SG Benrath-Hassels 46 e Ratingen është në pozitën e 12-të me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat