​Pjesa e parë: United luan baras me Fulhamin, katër gola mes Aston Villas e Nottinghamit

Futboll

​Pjesa e parë: United luan baras me Fulhamin, katër gola mes Aston Villas e Nottinghamit

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Premier Ligë, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United po barazon 0:0 me Fulhamin.

Situatë e njëjtë me barazime pa gola gjendet edhe në përballjet mes Brightonit dhe Evertonit e Crystal Palace dhe Burnleyt.

Ndërkaq, skuadra e Aston Villas shkon në pushim në epërsi prej 3:1 kundër Nottingham Forestit.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve të Premier Ligës i gjeni më poshtë.

Aston Villa 3:1 Nottingham

Brighton 0:0 Everton

Crystal Palace 0:0 Burnley

Manchester United 0:0 Fulham 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat