Bobb: kjo do të thotë gjithçka për mua

Futboll

Bobb: kjo do të thotë gjithçka për mua

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 11:40
Oscar Bobb

Manchester City njoftoi rinovimin e kontratës së Oscar Bobb, me të cilin firmosi deri në vitin 2029, pra për pesë sezone e gjysmë.

Norvegjezi i talentuar bëri debutimin e tij në ekipin e parë të “qytetarëve” këtë sezon, teksa ak shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në 16 ndeshje.

Njëri nga golat ishte në debutimin e tij në Champions League dhe tjetri u konsiderua si më i miri i janarit në Premier League.

“Është një mjedis i jashtëzakonshëm dhe vendi më i mirë i mundshëm për një lojtar të ri si unë.

Unë kam mësuar shumë nga Pep Guardiola, stafi i tij stërvitor dhe shokët e mi.

Do të jem këtu, në këtë klub deri në vitin 2029, kjo do të thotë gjithçka për mua”, tha Oscar Bobb në një intervistë për klubin.

Duhet theksuar se lojtari 20-vjeçar mbërriti në Angli në vitin 2019 dhe kaloi katër sezone në ekipin e të rinjve, përpara se të grumbullohej në ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat