Ish - trajneri i Gjermanisë “injoron” Bayern Munih

Futboll

Ish - trajneri i Gjermanisë “injoron” Bayern Munih

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 16:01
Joachim Low

Joachim Low, kampion bote me Gjermaninë në Brazil 2014, është pa skuadër që nga viti 2021, kur u largua nga kombëtarja e Gjermanisë. Së fundmi, emri i tij është përfolur si një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Bayern Munich.

64-vjeçari ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në aksion pas më shumë se dy vitesh mungesë. Megjithatë, e ka bërë të qartë se oferta që kërkon ende nuk i ka mbërritur dhe në çdo rast nuk do ta lidhte me Bayernin, por me ndonjë kombëtare.

“Klubet nuk më motivojnë. Bayern ndoshta nuk është i interesuar për mua si trajner, as unë nuk do të isha i interesuar për Bayern.

Kam qenë trajner i ekpiti kombëtar këtu, në Gjermani, për një kohë të gjatë. Sigurisht, klubet janë një opsion shumë i mirë, por për mua nuk përbëjnë më motivim.

Një ovjektiv për mua është Botërori i radhës, që do të zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë. Kjo ide më duket emocionuese”, është shprehur ndër të tjera Low.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat