Tirana me dy fytyra

Futboll

Tirana me dy fytyra

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 18:14
Tirana

Tirana është në këtë moment në vendin e katërt të Superiores me 35 pikë. Gjithsesi, në këtë sezon, e veçanta është që skuadra bardheblu etiketohet si ekipi i përmbysjeve.

Kështu, nga 25 takime të luajtura, ekipi ka fituar nëntë ndeshje dhe ka barazuar tetë të tjera.

E veçanta është se nga nëntë takime, pesë prej tyre Tirana i ka fituar me përmbysje. Katër janë kundër Dinamos dhe Kukësit me të njëjtin rezultat 3-2, ndërsa një ndeshje është mbyllur 3-1, pikërisht sfida me Skënderbeun.

E veçanta tjetër është që Tirana, së bashku me Egnatian janë sulmi më i mirë, me 43 gola.

Ndërkohë, Tirana është mbrojtja e dytë më e keqe në Superiore, konkretisht me 38 gola të pësuar. Më keq sesa bardheblutë ka bërë vetëm Kukësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat