Ademi e nis me gol aventurën te skuadra e re në Kinë

Futboll

Ademi e nis me gol aventurën te skuadra e re në Kinë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 20:46
Ademi feston me shokë

Debutim ëndrrash për sulmuesin e Kombëtares, Albion Ademi, që e ka nisur me gol aventurën e re te skuadra kineze e Tianjin Jinmen Tiger në elitën e futbollit. 

25-vjeçar realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, që barazoi 1:1 në shtëpi me Nantong Zhiyun ditën e sotme.  

Ademi shënoi me kokë për 1-0 në minutën e 51-të, ndërsa luajti deri në minutën e tretë të kohës shtesë.

Vlen të theksohet fakti se sulmuesi ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare në vitin 2018 nga trajneri Panucci, ndërkohë që numëron edhe 5 ndeshje me Shpresat..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat