Reali nuk përmbahet, sulmon në rrjetet sociale arbitrin pas sfidës me Valencian

Futboll

Reali nuk përmbahet, sulmon në rrjetet sociale arbitrin pas sfidës me Valencian

Më: 3 mars 2024 Në ora: 13:19
Reali

Reali nuk përmbahet, sulmon në rrjetet sociale arbitrin pas sfidës me Valencian.

Sfida mes Valencias dhe realit të Madridit solli shumë polemika, pasi arbitri vendosi të mbyllte ndeshjen pak sekonda para se Belingham të shënonte golin e përmbysjes.

Kjo gjë ka sjellë shumë pakënaqësi në kampion e “galaktikëve”, të cilët nuk u përmbajtën në rrjetet sociale, duke sulmuar arbitrin Hezus Gil Manzano.

“Një vendim i paprecedent nga gjykimi pengoi Realin e Madridit nga fitimi në Mestalla”, shkruan klubi “los blancos” në postimin në “Instagram”, duke e quar se tre pikët iu vodhën padrejtësisht skuadrës së Ançelotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat