Aventura mes Lukas Podolskit dhe Interit

Futboll

Aventura mes Lukas Podolskit dhe Interit

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:42
Pamje para ambientit të Interit

“Nëse do të kthehesha, nuk do ta pranoja propozimin e zikaltërve”.

Aventura mes Lukas Podolskit dhe Interit, në fakt nuk ishte e sukseshme. Vetëm shtatëmbëdhjetë ndeshje dhe një gol për ish-kampionin e botës me Gjermaninë, tashmë një sipërmarrës në sektorin e restoranteve me një nga zinxhirët kryesorë të qebapëve në botë dhe që ka kujtuar për La Gazzetta dello Sport aventurën e tij tek Inter:

“Asgjë për t’i hequr klubit, por kam kuptuar që huazimi gjatë merkatos së janarit nuk është një ide e mirë. Shpesh një lojtari i duhen disa muaj për t’u mësuar me qytetin, tifozët dhe stilin e lojës.

“Nëse lëviz në mes të kampionatit, nuk është e lehtë dhe nëse gjërat shkojnë keq, të parët që paguajnë çmimin janë lojtarët në huazim, të destinuar në çdo rast të thonë lamtumirë në fund të sezonit. Nuk ishte një vit me fat, por e mora mësimin”.

– E ndiqni skuadrën e Inzaghit sot?

“Sigurisht që e shikoj shpesh, veçanërisht në Champions League dhe më duket se këtë vit ka arritur një nivel shumë të lartë. Për momentin janë ndër më të mirët në Europë, por duhet ta mbajnë këtë rendiment për të fituar sa më shumë trofe.

“Triumfi në Champions League? Ndoshta zikaltrit janë pas Cityt dhe Realit, por gjithçka mund të ndodhë. Gjëja e rëndësishme është të mos e humbin kurrë përqendrimin, sepse edhe klubet e vogla mund të tregohen të rrezikshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat