Leverkusen vendos çmimin e Xabi Alonsos

Futboll

Leverkusen vendos çmimin e Xabi Alonsos

Më: 5 mars 2024 Në ora: 14:58
Xabi Alonso

Xabi Alonso është trajneri i momentit, me Bayer Leverkusenin e tij që udhëton fuqishëm drejt titullit të Bundesligës duke luajtur një futboll që shumëkush e pëlqen. Trajneri spanjoll përfundoi në krye të listës të shumë klubeve që kërkojnë një trajner të ri nga sezoni i ardhshëm, por klubi gjerman vrapoi menjëherë për t'u mbrojtur.

Në fakt, në rinovimin e fundit të kontratës për 42-vjeçarin spanjoll, gjermanët kanë futur një klauzolë parandaluese të ndërprerjes së bashkëpunimit me vlerë 23 milionë euro. Një shifër që do të duhet të përfundojë në arkat e kampionëve të ardhshëm të Gjermanisë nëse dikush do t'ua rrëmbejë para kohe, me kontratën që skadon në qershor të 2026-ës.

Me një epërsi prej 10 pikësh ndaj Bayernit të Tuchel, Leverkusen tashmë duket se është projektuar për sezonin e ardhshëm, edhe pse festimi i parakohshëm nuk është kurrë një gjë e mirë. Sigurisht, frika për të nisur kampionatin e radhës pa liderin po gjen gjithnjë e më shumë terren, sepse shumë e kanë vënë syrin te Xabi Alonso.

Në fakt, me lojën e mirë te gjermanët, trajneri ka tërhequr vëmendjen mbi vete, me Liverpoolin, Barcelonën, madje edhe Bayernin të gatshëm për ta bërë të vetin.

Klauzola prej 23 milionësh sigurisht që do të jetë një frenim për klubet, të cilat, siç ndodh shpesh, janë gati të bëjnë sakrifica ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat