Malisheva ndjen presionin e Ballkanin por beson në kualifikim

Futboll

Malisheva ndjen presionin e Ballkanin por beson në kualifikim

Nga: K.G. Më: 5 mars 2024 Në ora: 15:11
Malisheva

Malisheva po kalon periudhë të mirë të rezultateve në elitën e futbollit të Kosovës, e cila tani për tani zë venfin e katërt me 41 pikë e ka 7 më pak se lideri Ballkani.

Malisheva synon sukses edhe në Kupën e Kosovës, e cila do të përballet me kampionin në fuqi Ballkanin e Therandës.

Malisheva ndjen presionin e Ballkanin por beson n kualifikim

“Në ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Kosovës, këtë të enjte, në ora 13:00, në Liman Gegaj, ju ftojmë të gjithëve që të bashkohemi në këtë shfaqje të jashtëzakonshme futbolli, ku skuadra jonë do të përballet me kundërshtarin më të fortë në vend Ballkanin!

Ky është momenti që të tregohemi të ashkuar dhe të jemi burim i motivimit për ekiopin tonë. Toifozët janë forca e pandalshme që mund të çojë skuadrën drejt fitorsd.

 Le t'i mbushim tribunat, t'i japim zërin më të bujshëm dhe t'i tregojmë ekipit tonë se ata kanë mbështetjen tonë të pakursyer! 

Nuk ka rëndësi në cilën anë të qytetit jemi, të gjithë bashkohemi në rrugët që qojnë në Liman Gegaj”, njofton KF Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat