Kryeziu beson në fitore të Prishtinës: Nesër na pret ndeshje tejet e vështirë 

Futboll

Kryeziu beson në fitore të Prishtinës: Nesër na pret ndeshje tejet e vështirë 

Më: 5 mars 2024 Në ora: 20:01
Pamje nga një ndeshje

Prishtina është favorit i madh ndaj Trepçës ’89, në takimin e çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” n Lipjan.

Trepça ’89 synon befasinë.

Futbollisti i Prishtinës. Leotrim Kryeziu, tha se janë të përgatitur dhe synojnë fitore.

Kryeziu ka deklaruar për faqen e FC Prishtina: “Fitorja me Lirinë ishte e mirëseardhur dhe në moment të duhur para lojës shumë të rëndësishme të objektivit tonë kryesor të Kupës së Republikës.

Ajo paraqitje na ka forcuar besimin, sepse edhe ishim disa ndeshje pa fituar.

Andaj, megjithëse nesër na pret ndeshje tejet e vështirë, ne do t’i qasemi me seriozitetin maksimal ku realisht presim kalimin në gjysmëfinale, gjithmonë duke besuar në angazhimin dhe cilësitë tona që i posedojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat