Tuchel: Ëndërroj të fitoj Champions me Bayernin

Futboll

Tuchel: Ëndërroj të fitoj Champions me Bayernin

Më: 6 mars 2024 Në ora: 00:02
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bajern Mynih.

Por trajneri dëshiron që ta bëjë një gjë të tillë si fitues i Ligës së Kampioneve dhe nuk e ka fshehur këtë ëndërr që ka duke folur për “Sky” pas kualifikimit të ekipit të tij në çerekfinalet e turneut përballë Lacios.

“Kishim pritshmëri të mëdha, deshëm të kualifikohemi në çerekfinale. Objektivi i parë ishte të shënonim gol dhe sot nuk e humbëm kurrë toruan, as përqendrimin. Minutë pas minute kemi gjetur gjithnjë e më mirë hapësirat, kemi gjetur golin në momentet e duhura dhe mendoj se fitorja ishte e merituar.

Sonte do të festojmë, do t’i gëzohemi kësaj mbrëmje.

Pastaj duke e nisur nga e nesërmja, do të analizojmë ndeshjen dhe do të fillojmë të përgatitim ndeshjen e radhës në Bundesligë. Unë kam gjithmonë pritshmëri të mëdha ndaj vetes.

Fitorja e Champions? Skuadrat që arrijnë në çerekfinale e ndërrojnë të gjitha. Klubet, tifozët, edhe unë…”, tha Tuchel,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat