Haaland vazhdon me rekorde

Futboll

Haaland vazhdon me rekorde

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:15
Haaland

Erling Haland është kthyer te goli në Ligën e Kampioneve duke vazhduar me rekordet e reja në turneun elitar, ku ai që tani e sheh veten mes golashënuesve më të mëdhenj, ndonëse është vetëm 23-vjeçar.

Goli i shënuar ndaj Kopenhagës, ishte i 41-ti në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.

Sigurisht, kjo bëri që ai të vendoste rekordin për moshën më të re në të cilën është arritur kjo shifër, si dhe u bë lojtari të cilit i janë dashur më pak ndeshje për të arritur një rekord të tillë.

Haland iu deshën vetëm 37 ndeshje për të shënuar 41 gola, duke thyer rekordin që mbante më përpara Van Nistelroj, të cilit iu deshën 45 të tilla. Holandezi është i vetmi që mund t’i afrohet disi sulmuesit norvegjez, pasi pjesa tjetër e bomberave të Ligës së Kampionëve janë shumë të shkëputur.

Mesit iu deshën 61 ndeshje për të arritur këtë shifër, Mbape 62, ashtu si Levandovskit, ndërsa më pas është Nejmar me 65 ndeshje të luajtura për të arritur kuotën e 41 golave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat