Çfarë thotë kryetrajneri i Shkëndijes?

Futboll

Çfarë thotë kryetrajneri i Shkëndijes?

Nga: K.G. Më: 7 mars 2024 Në ora: 14:17
Jeton Beqiri

Shkëndija e Tetovës nga pozita e tretë e fillon fazën e tretë të elitës së futbollit maqedonas. 

Shkëndija dje mori pikë në udhëtim, duke luajtur baras (0:0) me AP Brera-n.

Çfarë thotë kryetrajneri i Shkëndijes, Jeton Beqiri?

“Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim, natyrisht që është faji ynë që nuk arritëm të shënojmë gol.

Në pjesën e parë patëm shumë raste, por nuk i shfrytëzuam asnjërën prej tyre. Humbëm dy pikë që mund të rezultojnë vendimtare në garën për titull.

Nëse duam vendin e parë, nëse duam të jemi kampionë, duhet të fitojmë këto lloj ndeshjesh.

Ne luajtëm në një fushë shumë të mirë, kundër një rivali që luan futboll të hapur.

Kemi krijuar raste, por kur nuk shënon nga gjashtë situata të pastra, është normale të ndëshkohesh”, tha mes të tjera Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat