Rakitiç: Ja pse kam respektin më të madh për Florentino Perezin

Futboll

Rakitiç: Ja pse kam respektin më të madh për Florentino Perezin

Më: 10 mars 2024 Në ora: 13:47
Ivan Rakitiç

Ivan Rakitiç në Spanjë ka veshur fanellat e Barcelonas, skuadër me të cilën ka fituar edhe Champions League, dhe Sevillas.

Por mesfushori kroat, i cili foli për Marca-n tani që luan për Al Shabab në Arabinë Saudite, lavdëroi një tjetër klub spanjoll, Real Madrid, duke u shprehur kështu për klubin që drejtohet nga Florentino Perez:

“Nuk po flas vetëm për këtë sezon, por për faktin që i bënë gjërat mirë për të pasur një bazë solide, për të dominuar për disa vite.

“Unë flas me respektin më të madh, sepse ata kanë qenë kundërshtarët e mi për shumë vite, por duke parë se çfarë po arrin Florentino Perez më bën të ‘heq kapelën'”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat