Agim Ademi: Beqiri do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë 

Futboll

Agim Ademi: Beqiri do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë 

Më: 10 mars 2024 Në ora: 13:54
Shpëtim Beqiri

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shpreh ngushëllime për vdekjen e papritur të menaxherit të klubit të futsallit Prishtina, Shpëtim Beqiri..

“Të nderuar drejtues dhe staf i FC Prishtina, me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Shpëtim Beqiri, andaj më lejoni që në emrin tim, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Shpëtimi, një njeri me kontribut të pamohueshëm në Klubin e Futsallit “Prishtina”, la gjurmë thella në zhvillimin e futsallit kosovar. Me menaxhimin e tij të shkëlqyer, ai ka ndihmuar në organizimin dhe zhvillimin e klubit kryeqytetas, duke lënë gjurmët e një lideri të shquar sportiv.

Ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për kontributin e tij të shkëlqyer dhe miqësinë e vërtetë që shpërndau gjatë rrugëtimit të tij sportiv.

Në këto momente të vështira, ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe jemi pranë jush që të gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të madhe.

Për të nderuar veprën e Shpëtim Beqirit, ndeshjet e javës së 10-të në Superligë dhe Ligën e Parë në futsall do të fillojnë me një minutë heshtje.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushëllime Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat