Fagu pas barazimit me Egnatian: Pishman sot kam vetëm 3 pikët

Futboll

Fagu pas barazimit me Egnatian: Pishman sot kam vetëm 3 pikët

Më: 10 mars 2024 Në ora: 19:31
Erbim Fagu

Ndeshja mes Tiranës dhe Egnatias e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore” përfundoi në barazim.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, u mbyll me rezultatin 1-1.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Tiranës, Erbim Fagu.

“Me thënë të drejtën ashtu si u zhvillua ndeshja ne kishim më shumë epërsi si në zhvillimin e lojës, por kishim më shumë raste. Gabimi i vetëm ishte te goli.

Nuk pashë ndonjë rënie fizike pasi kishim në kontroll ndeshjen gjatë gjithë kohës.

Një moment ishte dhe u ndëshkuam. Mos harrojmë luanim kundër Egnatias që është në vendin e parë dhe ka kualitete. Ky ishte rezultati më i drejtë”, u shpreh fillimisht Fagu.

Mund të futej dikush tjetër në lojë?

“Të jem realist unë kisha të tjera zëvendësime në mendje për të bërë. Por pas pësimit të golit ndryshoi situata dhe u munduam të luanim me topa të gjatë. Nga kjo erdhi dhe penalltia në favorin tonë. Kisha tjetër plan në kokë, por siç e ka futbolli ndryshojnë shumë situata.”

Ndonjë gjë pishman për sot?

“Pishmanllik kam vetëm 3 pikët sot. Çunat për mendimin tim sot kanë bërë maksimumin, përveç se duhet të ishim më të qetë në pasimin e fundit. Ditën e martë do të kthehet Najdovski me skuadrën. Meta është në fazë rikuperimi dhe pjesa e tjetër është në rregull",.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat