Kombouare mbështet strategjinë e Luis Enriques

Futboll

Kombouare mbështet strategjinë e Luis Enriques

Më: 12 mars 2024 Në ora: 15:01
Kylian Mbappe

Ligue 1 tani është në “kasafortë”, ndaj PSG ka vendosur t’i rezervojë të gjitha energjitë në “Coupe de France” dhe mbi të gjitha në Ligën e Kampionëve.

Kjo shpjegon rënien e fundit të parizienëve në ligë: tri barazime radhazi, kundër Rennes, Monaco dhe Reims, edhe nëse diferenca me të dytin në klasifikim (Brest) mbetet 10 pikë.

Një avantazh qetësues, i cili megjithatë nuk e shpëtoi nga disa kritika Luis Enrique, edhe pas kalimit bindës në çerekfinale të Champions League. Trajneri asturian është nën kritika për menaxhimin e Kylian Mbappe, i cili luajti pak më shumë se 120 minuta në tri ndeshjet e përmendura më sipër. Kampioni francez u zëvendësua dy herë, ndërsa të dielën u dërgua në pankinë dhe hyri vetëm për disa minuta në fund.

Rotacion apo ndëshkim? Ish-trajneri i Spanjës ishte i qartë dhe përsëriti disa herë se duhet të mendojë për të ardhmen dhe rritjen e një skuadre, që do të duhet të bëjë pa yllin e saj nga sezoni i ardhshëm, kur ai do të kalojë te Real Madridi. Një zgjedhje e miratuar edhe nga Antoine Kombouare: “Si trajner ka çfarë thotë dhe çfarë bën.

Mesazhi që Enrique dërgon, ndoshta, është i tillë: Po përgatitem për të ardhmen dhe në të njëjtën kohë ruaj xhevahirin tim për ndeshjet e mëdha të Champions League e Kupës së Francës. Mesazhin e tij e perceptoj kështu, tani do të shohim se çfarë do të bëjë, duke filluar nga ndeshja e Kupës kundër Nice. Mbappé tani është i fokusuar vetëm te Champions League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat