Tre gjigandët e Bundesligës në garë

Futboll

Tre gjigandët e Bundesligës në garë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 19:39
Kris Fuhrish

Lojtari i Shtutgartit, Kris Fuhrish, po bën paraqitje shumë të mira këtë sezon, duke ndihmuar ekipin e tij të sigurojë vendin e 3-të në Bundesliga.

Deri më tani 26-vjeçari ka zhvilluar 29 ndeshje dhe realizuar 7 herë në të gjitha kompeticionet. Kjo formë e mirë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane, por mbi të gjitha, të 3 gjigandëve gjermanë.

Lajpcig, Dortmund dhe Leverkusen kanë shprehur interesim për sigurimin e kartonit të gjermanit. Mbit ë gjitha, Ksabi Alonso i ka kërkuar me patjetër drejtuesve të klubit që ta blejnë. Ai bëson së në qoftë se “aspirinat” do të shpallen kampionë këtë sezon, do ta kenë më të lehtë ta bindin lojtarin që t’i bashkohet ekipit të tij në sezonin e ardshëm.

Deri atëherë, Fuhrish duhet të përqendrohet totalisht tek ekipi ku po luan aktualisht. Shtutgart është afër një objektivi historik dhe po aq të rëndësishëm, kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat